Ditari i mirëqenies tënde
Ditari më ndihmoi mua të rikthehem te vetja ime dhe të transformohem në një energji më të vetëdijshme, më të qetë dhe më të fuqishme, edhe ti mund të hapësh rrugën tënde drejt qartësisë shpirtërore, emocionale, mendore dhe fizike.
Ky ditar është krijuar si një hapësirë urëlidhëse mes shpirtit, mendjes dhe zemrës tënde. Të mbështet në rrugëtimin tënd për të forcuar vetëbesimin, për të ushqyer vetëvlerësimin dhe për të sjellë në jetë vizionet, dëshirat dhe qëllimet e tua më të thella.
Ditari i Mirëqenies Tënde përmban:
- Një rrugëtim 3-mujor – 90 ditë pune të vetëdijshme me veten
- Ushtrime të përditshme me shkrim për të krijuar një rutinë që të afron më shumë me veten dhe qëllimet e tua
- Ushtrime për krijimin e realitetit që dëshiron përmes shkrimit dhe vizualizimit
- Hapësirë për të shprehur mendimet, emocionet dhe ndjesitë e tua gjatë vizualizimit = (manifestimit tënd, në varësi të arketipit tënd të fshehur) Nëse dëshiron të kuptosh se cili është arketipi yt i manifestimit, më shkruaj përmes kontaktit të faqes.Punë me bindjet – krijimi, përsëritja dhe memorizimi i bindjeve të reja që dëshiron të përforcosh
- Praktik e përditshme për mirënjohjen dhe falënderimin
- Reflektim në fund të çdo muaji – Si ndihem? Çfarë kam arritur? Çfarë ka ndryshuar? Çfarë kam mësuar për veten?
- Mundësi për të parë dhe zhvillimin tënd nga muaji në muaj
🖨️ Produkt i krijuar për 90 ditë për të shkruar, reflektuar, vizualizuar, ndier dhe krijuar – një rrugëtim drejt më shumë qartësie, vetëdijeje dhe harmonie me veten.
Është koha të kujdesesh për botën tënde të brendshme dhe të krijosh jetën që zemra jote e dëshiron.
Tani është radha jote.
Me dashuri,
Kanali i Dritës — Havisha